Korçë, gjenden 55 kilogramë drogë
policia në kërkim të pronarit

Korçë, gjenden 55 kilogramë drogë<br />policia në kërkim të pronarit
KORCE-Një sasi prej 55 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa është sekuestruar nga policia e Korçës.

Droga është sekuestruar në fshatin Lin, rreth 300 m pranë një kompleksi.

55 kilogramët ishin të mbështjellë në pako me letër natriban.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet procedurale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

[gallery]22381[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar