KORÇË- Një 60- vjeçacr me inicialet R.Z. ka mbetur i plagosur pasi një i sëmurë mendor e ka goditur atë me thikë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori është 30- vjeçari i identifikuar si Daniel Morava.

Pas një debati, për arsye që nuk dihen ende, 30- vjeçari ka goditur disa herë me thikë një kalimtar të rastit e më pas është futur në banesën e tij në katin e pestë në lagjen numër 16 të qytetit të Korçës. 

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka negociuar prej 3 orësh që të dalë nga banesa, por 30- vjeçari ka refuzuar e ndërsa më pas është arrestuar.