Bëhet fjalë për Mikel Shabani, banues në Korçë e cili me datë 24 prill të këtij viti, në lagjen 13, i ka vjedhur para banesës biçikletën, 50-vjeçarit R.D.
Ky i fundit ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Korçë, të cilët bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com