Korçë, kandidati i PD, Mero: Mbështetje për personat me aftësi të kufizuara

 /ATSH/-Kandidati për kryetar bashkie në Korçës për Partinë Demokratike, Gjergji  Mero, u takua sot me përfaqësues të Shoqatës  së Personave me Aftësi të Kufizuara, të cilët në Korçë arrijnë deri në 7 mijë vetë.
Kryetari i Shoqatës  të Personave me Aftësi të Kufizuara, Maksim Rushi, tha se "kjo kategori është mashtruar me premtime, pasi pagesa që ata merrnin para dy vitesh ishte afro 10 mijë lekë, ndërsa sot është reduktuar në 2 mijë deri në 2 mijë e 500 lekë, para të cilat nuk mjaftojnë as për bukën e gojës e jo më për ilaçe".
Ndërsa kandidati Mero u shpreh se "kjo shtresë duhet të ishte prioritet për shërbimet e bashkisë  dhe se me  programin e tij, ata  do të sigurojnë bashkëpunimin ligjor social, ngritjen e qendrës  së PAK dhe do të kenë një kujdes të veçantë nga shërbimi social. Mbështetja juaj është detyrim dhe përgjegjësi e madhe për mua, nevojat tuaja jetike janë domosdoshmëri  për zgjidhje si nga bashkia, ashtu edhe nga qeveria. Prioritet  tjetër i bashkisë së ardhshme  do të jetë dhënia e bursave për fëmijët e personave me aftësi të kufizuara për edukim dhe punësim".
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Intervista ekskluzive/ Rrëfimi i kryeministrit Edi Rama, nga emisioni i RAI, akuzat ndaj të vëllait te mandati i Xhaçkës! Sot në 17:00 në Report TV