Korçë, kishin mbjellë kanabis afër
banesave, arrestohen të rinjtë

Korçë, kishin mbjellë kanabis afër<br />banesave, arrestohen të rinjtë
Një sasi prej 19 kilogramësh lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva është sekuestruar nga policia e Korçës.
 
Lidhur me këtë sasi droge janë arrestuar në flagrancë dy poseduesit.

Arrestimi i tyre u bë pasi në afërsi të banesave të këtyre personave.
 
Në prangat e bluve ka rënë Elidon Zeqo, 24 vjeç dhe Alban Mane, 36 vjeç, të dy banues në Korçë.
 
Sipas burime të policisë bëhet me dije se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në afërsi të banesave respektive të tyre në lagjen nr 6 të qytetit të Korçës, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 16,7 kg Alban Mane dhe 2,2 kg Elidon Zeqo lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
 
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

[gallery]22197[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’