Korçë- Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në lagjen 7 të qytetit të Korçës pasditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se konflikti ka ndodhur mes disa personave në një lokal dhe dyshohet se njëri prej tyre është goditur.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka bërë shoqërimin e personit që dyshohet se është dhunuar i cili ishte në gjendje të dehur dhe pronarin e lokalit për ta pyetur lidhur me ngjarjen.

Nga ana tjetër, policia po merr të gjitha kamerat e sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive banale dhe pritet të zbardhen detaje të tjera në vijim.