Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë, organizoi sot  një aktivitet me karakter kulturor dhe edukues me fëmijët e ciklit të ulët të shkollës "Naim Frasheri", të qytetit të Korçës.
Specialistët e DRKK-së së sektorit të Korçës sqarojnë se kjo veprimtari synon edukimin e fëmijeve të kësaj shkolle, që i përkasin komunitetit rom.
Me frymën e elementeve kulturore si vizatimi , piktura dhe aktiviteteve sportive, dhe me qëllimin për të qëndruar larg veprimtarive negative, fëmijët e shkollës "Naim Frasheri" të qytetit të Korçës në praninë e specialistëve të DRKK-së, kanë zvilluar një aktivitet tejet të veçantë, gjatë së cilit janë informuar dhe argëtuar.
DRKK Korçë ka njoftuar se partner dhe mbështetës i aktivitetit ishte edhe fondacioni Word Vision i vendosur po në këtë qytet.
DRKK Korçë thekson se në ardhmen synon bashkëpunimin edhe me partnerë të tjerë për të mundësuar edukimin e brezit të ri me vlera kulturore që ndikojnë në zhvillimin e tyre pozitiv.
/atsh/