KORÇË-Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Fitore në zonën e Devollit pasditen e kësaj të mërkure.
Ndërron jetë efektivi i policisë Lorent Duli

Lorent Duli
Mjeti me targa “Policia 0305”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën Specialisti i policisë në zonë Lorent Duli.
Efektivi 27-vjeçar s’ka mundur t’i mbijetojë dëmtimeve ndërsa të lënduar kanë mbetur dhe tre punonjës të tjerë policie të cilët kanë qenë në shërbim pasi kanë monitoruar territorin në disa fshatra për parandalimin e kultivitimit të bimëve narkotike.
Punonjësit e lartpërmendur në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.
Nga hetimet e policisë rrugore rezulton se shkak paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën.
Pamjet e mjetit të policisë e cila pas aksidentit rezulton tejet e shkatërruar.
[gallery]22510[/gallery]
Policia
Më datë 31.05.2017, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Fitore mjeti tip "Mitsubishi" me targa Policia 0305, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i Policisë shtetasi Lorent Duli, 27 vjeç, (me detyrë SPZ në njësinë administrative Miras) si dhe janë plagosur tre punonjës të tjerë shërbimi të cilët janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit.
Punonjësit e lartpërmëndur në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.
Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO