Korçë,mungojnë ilaçet,i droguari:
Jam i detyruar të dhunoj familjen

Korçë,mungojnë ilaçet,i droguari:<br />Jam i detyruar të dhunoj familjen
Prej më shumë se dhjetë ditësh rreth 80 persona të intoksikuar nga lëndët narkotike dhe që trajtohen pranë qendrës “Aksion plus” në qytetin e Korçës, nuk kanë marrë dozën e metadonit.
 
Ndërkaq sipas të dhënave nga kjo qendër mësohet se situata problematike ka përfshirë të gjitha qendrat e vendit dhe kjo mungesë do të jetë deri në muajin maj dhe se për këtë ka ndikuar tenderi që ka shpallur Ministria e Shëndetësisë për të blerë medikamentin i cili është e vështirë të sigurohet në farmaci.
 
Të indinjuar ata shprehen se në mungesë të preparatit që është zëvendësues i drogës, kryesisht heroinës përdoruesit të cilët ishin duke u trajtuar me metadon i janë rikthyer përdorimit të heroinës.

“Sinqerisht po e them që kam pirë prapë. Kam pirë për arsye se nuk po marrim ilaçin. Jam i detyruar të marr drogë e të shkatërroj familjen, jam i detyruar të ngrihem në mëngjes e të dhunoj familjen dhe sipas kësaj pa ilaçin çdo gjë na faturohet ne, i jam rikthyer drogës tani”, shprehet një nga të droguarit.
 
Për këtë persona situata bëhet e pazgjidhshme edhe për shkak se në Korçë nuk ka një mjek toksikolog me të cilin mund të konsultoheshin përdoruesit e drogës për të gjetur një tjetër mundësi për trajtim.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës