KORÇË-Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Korçës ku një i ri ka tentuar të vrasë nënën e tij duke i vënë flakën.
 
Ngjarja është regjistruar në lagjen 8 të qytetit juglindor në një familje të komunitetit egjiptian ku djali 32-vjeçar i ka hedhur benzinë në trup nënës së tij 52-vjeç dhe i ka vënë flakën.
 
Emiljan Tushini i cili jetonte me nënën Mimoza Sadikllari dhe njerkun e tij prej mëngjesit ka debatuar me të ëmën dhe në grindje e sipër ka tentuar ta djegë atë të gjallë.
  
Prej mëngjesit 32-vjeçari ka nisur t’i kërkojnë lekë nënës së tij e cila për shkak të vështirësive ekonomike nuk ja ka dhënë duke bërë që ai të ndërmarrë aktin brutal.
  
Sipas të dhënave 32-vjeçari një person me precedentë kriminalë, pasi ka kryer aktin barbar është larguar menjëherë nga banesa duke e lënë nënën e tij vetëm.

Emiljan Tushini ishte dënuar më parë për veprat penale: “Vjedhja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
 
Teksa i ka vënë flakën dh është larguar me vrap gruaja është përpjekur ta shuajë vetë zjarrin në trupin e saj dhe më tej ka kërkuar edhe ndihmën e vajzës së saj e cila jetonte në një banesë pranë.
 
Menjëherë ajo është transportuar në spital me urgjencë ku sipas bluzave të bardha ka pasur djegie të shkallës së parë dhe të dytë por fatmirësisht ndodhet ashtë rrezikut për jetën.
 
Pasi janë sinjalizuar nga spitali i Korçës për rastin blutë e juglindjes kanë nisur kërkimet dhe kanë mundur të venë në pranga 32 vjeçarin.
 
[gallery]21021[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com