Brenda një viti në qytetin e Korçës do të marrë formë projekti i cili rikoncepton disa prej institucioneve kryesore sa i takon shërbimit të qytetarëve por edhe jetës artistike dhe kulturore.
Bashkia e Korçës ka nisur punën për ndërtimin e Galerisë së Arteve, godinë ku do të vendoset Bashkia e re, gjithashtu edhe ndërtimin e bibliotekës së re, ku fondi i çmuar i librave do t’u ofrohet lexuesve në një godinë me standarte europiane.
Mësohet se pjesë e këtij projekti janë edhe një sërë ndërhyrjesh të cilat e bëjnë këtë bibliotekë të ketë një qasje inovative, përsa i përket teknologjisë së librit dixhital.
“Në qendër të këtij projekti është ndërtimi i Bashkisë së Re e cila do të ketë në qendër të saj një mënyrë të re të ofrimit të shërbimit ndaj qytetarëve. Në kuadër të këtij objekti ka lindur e nevojshme ndërtimi i një godine të re e cila do të jetë biblioteka e re e qytetit dhe galeria e arteve të cilat së bashku me godinën e re të prefekturës dhe Këshillit të qarkut e cila dhe ajo do të rikonstruktohet do të formojnë një bërthamë të artit, të kulturës, të kreativitetit në qendër të qytetit të Korçës”, u shpreh kreu i Bashkisë.
Vlera e ndërtimit të 3 godinave të reja është 370 mln lekë, të cilat do të jenë në funksion për qytetarët korçar. Ndërtimi i këtyre objekteve do të krijojë një impakt pozitiv në jetën sociale dhe kulturore të qytetit.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO