Korçë, njihuni me 63 vjeçari që
ruan zanatin e kovaçëve

Korçë, njihuni me 63 vjeçari që<br />ruan zanatin e kovaçëve
Prej 50 vitesh Pëllumbi është zanatçiu më i njohur në Korçë i cili ruan një prej profesioneve më interesante ku me anë të farkëtimit ndërton vegla të ndryshme.
 
Kovaçët çdo ditë e më tepër po i largohen këtij zanati i cili dikur ka qenë baza e prodhimit të veglave bujqësore por edhe shumë pajisjeve të ndryshme të cilat i nevojiten njeriut në jetën e përditshme.
 
Pëllumbi është trashëgimtari i fundit i kovaçëve që ruan mbiemrin dhe zanatin e disa brezave të familjes së tij, Kovaçi. Të njohur për zanatin e tyre ndër brezat e mëparshëm të familjes së Pëllumbit kanë përvetësuar edhe mbiemrin me të cilin identifikoheshin, por sot zanatçiu i vjetër, e ruan profesionin e tij vetëm për shkak të pasionit, pasi nuk arrin të sigurojë as një pagë minimale. Pëllumbi sot 63 vjeç zanatin nuk ka arritur as t’ua trashëgojë fëmijëve të tij, të cilët duke mos parë asnjë perspektivë morën të tjera drejtime. Ndërkohë që ai e ka filluar këtë pasion që në moshën 13 vjeçare.
 
Këtë profesion e kemi të trashëguar me breza, është zanat shumë i dashur për mua. Këtë zanat e kam pëlqyer që në fëmijëri. Kur punonte gjyshi me babain unë isha i pasionuar dhe i shikoja që gjatë punës që punonin mua mu fut në gjak profesioni dhe këtë profesion e kam ushtruar gjatë gjithë jetës time. Më vjen keq që ky profesion arriti deri tek unë, unë kam dy djem por ata nuk kanë shumë punë që ti përballosh të mbash familjen tani në këto kohëra. Në kohërat e mëparshme çdo gjë bëhej nga kovaçone ndërsa tani ka fabrika që i derdhin, e shkrijnë detalin dhe nxjerrin veglën, kështu që detyrimisht na ka rënë puna ne si zanatçi të këtij profesioni dhe fëmijët nuk kanë interes ta ndjekin këtë profesion”, tha Kovaçi.
 
I lindur në një familje kovaçësh të vjetër, Pëllumbi tregon se këtë pasion e ka trashëguar prej më shumë se 5 brezash, por shprehet i mërzitur që ky do të jetë kovaçi i fundit nga fisi i vetë. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi