/ ATSH / - Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë, ka organizuar një orë kurrikulare me nxënës të klasave të VIII - ta, në shkollën "Ismail Qemali" të qytetit.
Prezantimi i materialit dedikuar trashëgimisë kulturore jomateriale u bë në ambjentet e kësaj shkolle.
DRKK Korçë bën me dije se qëllimi i këtij prezantimi ishte njohja me elementët e trashëgimise kulturore jomateriale që ka qyteti i Korcës dhe vlerat e saj.
Foto gjatë aktivitetit
Sakaq, pas paraqitjes së materialit u diskutua për problemet me të cilat përballet sot kultura jomateriale, ndryshimet që ka pësuar dhe cfarë mund të bëhet për ta konservuar atë sa më gjatë.
Elementë të tillë të kulturës jomateriale si, gjuha letrare, veshjet tradicionale, këngët dhe vallet si edhe folklori i zonës, kanë pësuar ndryshime të theksuara.
Specialistët sqarojnë se prezantimi i nxënësve me materialet origjinale ndërgjegjëson edukimin e tyre me vlera të vërteta kulturore dhe i edukon me frymën e vlerësimit që duhet të ketë gjithsecili për këtë pjesë të kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.