Korçë, pacienti i dhuron Ramës lule
pas shërbimit të ri të hemodializës

Korçë, pacienti i dhuron Ramës lule<br />pas shërbimit të ri të hemodializës
Gjatë vizitës së tij dje në Korçë, kryeministri Rama ka parë nga afër edhe shërbimin e ri të hemodializës në spitalin rajonal të Korçës.
 
Për të vizituar qendrën e re, Edi Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
 
Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, me ofrimin e këtij shërbimi përmbyllet me sukses investimi fillestar prej rreth 4 milionë dollarësh në infrastrukturën spitalore dhe në pajisje mjekësore, nga partneriteti publik-privat.
 
Njëri nga pacientët e hemodializës, ndërsa e falenderoi për investimin e bërë në spital i dhuroi Ramës dhe ministres në mënyrë simbolike një lule.
 
​Shërbimi i dializës i ofruar në 5 spitale rajonale kryesore të vendit lehtëson punën e pacientëve.
 
Një godinë tërësisht e re, brenda spitalit është vënë në funksion të këtij shërbimi me 2 salla për trajtimin e pacientëve, si dhe ambiente të tjera ndihmëse.
 
​Në total, janë 1050 pacientë në të gjithë vendin, të cilët marrin shërbimin e dializës.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën