Korçë, Panariti me fermerët:
0 taksa për importet bujqësore

Korçë, Panariti me fermerët:<br />0 taksa për importet bujqësore
Programi i LSI bazohet në dy shtylla kryesore siç është turizmi dhe bujqësia.

Duke u ndalur tek kjo e fundit, ministri Panatiti, teksa po fliste me banorët në qytetin e Korçës, paraqiti para fermerëve propozimin e LSI.

Panariti u shpreh se LSI synon që tatimi mbi fitimit të jetë 0 në këtë sektor për 4 vitet e ardhshme, 0 taksa për importet bujqësore në mënyrë që të rritet ekonomia personale.
 
“0 tatim mbi fitimin në këtë sektor për 4 vitet e ardhshme, 0 taksat për imputet bujqësor në mënyra që të rritet ekonomia personale dhe indirekt ekonomia kombëtare. Bujqësia duhet të financohet të paktën në nivelin e vendeve të rajonit. Me aq sa ky sektor ka pasur në dispozicion këto 4 vite, kemi 2-fishuar eksportet, kemi 3-fishuar sipërfaqet e serave dhe kemi një numër të konsiderueshëm pika grumbullimi, kemi dhënë ekonomitë shqiptare 2 miliard euro. Unë besoj se me këtë program realist i ndërtuar në mënyre krejt analitike, do ta çojmë bujqësinë në dyfishim e të ardhurave që ajo do të japë”, tha Panariti.

Nga ana tjetër, kandidatja Paskali ka theksuar rolin e grave dhe të rinjve në politikën aktuale.

“Rinia shqiptare po vuan papunësinë. Ne duhet t’i orientojmë të rinjtë që të shkojnë tek ato profesione të cilat të sigurojnë vende pune të mirëpaguara. Plot 100 mijë vende pune vetëm për të rinjt”, tha Paskali. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.