KORCE- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës pas një përleshje me thika. Të rinjtë kanë qenë në “Festën e birrës” që zhvillohej në këtë qytet, në momentin kur kanë filluar të konfliktohen me njëri-tjetrin për motive banale. Por sherri ka agravuar deri në përdorimin e thikave.
 
Si pasojë kanë mbetur të plagosur Ladian Musa dhe Gjergji Nakoleci. Dy të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
 
Ndërkaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar 10 të rinj dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 
Ndërsa autori i plagosjes së dy të rinjve është Xhoni Kadiu, 20 vjeç, i cili është arrestuar nga blutë e Korçës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)