Policia njofton se në rrugën nacionale Korçë-Ersekë, janë përplasur dy mjete, konkretisht mjeti tip “Jeep” me targë AA 774 OK që i përket firmës TAP dhe nje mjet tip "Volkswagen" me targë AA 302 JV.
29- vjeçari me inicialet B.B, ishte drejtues i "Volksëagen", dhe është është transportuar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Shqiptarja.com ju sjell foto nga vendi i ngjarjes, ku siç mund ta shikoni, automjeti "Volkswagen" pa pësuar dëmtime të shumta.
[gallery]22084[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)