KORÇË- Kristjan Prendi dhe Martina Pepa, dy 19-vjeçarë nga Kamza janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar 9 emigrantë të pa ligjshëm, të cilët kundrejt parave u kishin premtuar se do t’i kalonin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Ata u ndaluan në lagjen nr. 16 të qytetit ku në mjetin tip "Opel" me drejtues 19-vjeçarin dhe pasagjere pasagjere 19-vjeçaren u gjetën 9 emigrantë të paligjshëm, pasi nga informacionet e siguruara dyshohej se ata transportonin emigrantë të paligjshëm, të cilëve 2 të arrestuarit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.