TIRANE, 19 Maj /ATSH/- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekoruar te marten me titullin "Nderi i Kombit" Universitetin "Fan Noli" të Korçës.
Këtë titull Nishani ia dorezoi rektorit të Universitetit, e njëkohësisht kandidatit të së djathtës për bashkinë e Korçës, Gjergji Mero.
Në fjalën e tij, Nishani shprehu konsiderata të larta për këtë Universitet, si dhe për pedagogët e studentët në gjenerata, duke shtuar vlerësimin e Korçës si djep të dijes dhe përparimit.
Rektori Mero u shpreh se ky vlerësim është indicie për të punuar më shumë në të ardhmen.
Ky vlerësim i presidentit vjen vetëm disa ditë nga hapja e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, kur dihet tashmë që rektori i këtij Universiteti, Gjergji Mero, është edhe kandidat për bashkinë e Korçës nga e djathta. e.xh/ /a.ke/