Korçë, pritë autobusit të socialistëve
FRESSH:E bënë militantët e PD/ VD

Korçë, pritë autobusit të socialistëve<br />FRESSH:E bënë militantët e PD/ VD
Një grup të rinjsh të FRESSH që udhëtonin nga Korça ku sapo kishin përfunduar një takim elektoral drejt qytetit të Ersekës janë përballur më një surprizë të pakëndshme orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës.
 
Në afërsi të fshatit Qinam, autobusi me të rinj është detyruar të ndalet, teksa persona të paidentifikuar kishin bllokuar dhe kishin ndezur një zjarr ku digjnin goma.

FRESSH akuzon militantët e PD për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
 
FRESSH, Cunge: Sulmi pas thirrjeve të Bashës
Pas ngjarjes ka reaguar në një lidhje telefonike për Report Tv, kryetari i FRESSH Kolonjë, Pandi Cunge duke treguar incidentin mbrëmjen e djeshme.
 
Ai thotë se rruga u bllokua gjatë kohës që po ktheheshin nga Korça në Kolonjë pas takimit të kryeministrit Rama me të rinjtë që votonin për herë të parë.
 
Pandi Cunge deklaron se nuk i pa autorët, por beson se sulmi ka ardhur nga militantët e PD nisur nga thirrjet e Bashës për shpuarje gomash dhe thyerje xhamash.

"Në hyrje të urës së Qinamit në rrugë ishin vendosur tre goma të ndezura, ishte një gjendje e rëndë, u shokum të gjithë, ishin rreth 120 aktivistë të FRESSH.
 
Në momentin që pamë flakët ndaluam, lajmëruam policinë dhe zjarrfikësen, folëm edhe me n/ kryetarin e bashkisë.
 
Kërkova  ndihmën e policisë, qëndruam për 25 minuta të bllokuar, deri kur zjarrfikësja fiku zjarrin.
 
Nuk ka pasur probleme asnjëri nga të rinjtë që ishin në autobusë. I pranishëm ishte edhe kreu degës lokale të PS.
 
Mendojmë që është bërë qëllimisht, duke parë edhe reagimet dhe thirrjet e Bashës për shpuarje gomash dhe thyerje xhamash.
 
Rreth 200 metra më larg nga zjarri, kishte disa persona që na shanin dhe ofendonin, por nuk i pamë se kush ishin.
 
Përplasje me të rinjtë e PD në këtë formë nuk kemi pasur më parë, por vetëm në rrjete sociale dhe me fjalë
" tha ai për Report Tv.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot