Korçë, protestojnë për shtëpitë
banorët e lagjes së francezëve

Korçë, protestojnë për shtëpitë<br />banorët e lagjes së francezëve
Protestojnë banorët e lagjes së Francezëve në Korçë.
 
Shkak për këtë është bërë një vendimi i bashkisë së Korçës, për ndërtimin e një banese kolektive për të pastrehët.
 
Sipas këtyre banorëve ata rrezikojnë të mbesin pa shtëpi pasi objekti për të pastrehët është parashikuar të ndërtohet në afërsi të dy pallateve, të cilët rrezikojnë të shemben nga punimet për hapjen e themeleve të reja.
 
Për më tepër, distanca prej 2 metër midis pallateve të tyre dhe ndërtesës 9 katëshe, është jashtë çdo kriteri ligjor urbanistik dhe teknik. Të alarmuar, 50 familje që jetojnë në pallatet e rrezikuara kanë protestuar, duke penguar vazhdimin e punimeve.
 
Banorët: Bashkia po na i shemb shtëpitë

Ata i kërkojnë bashkise, pezullimin e lejes së ndërtimit të këtij objekti, që izolon banesat  dhe i zhvlerëson ato.
 
Jemi banorë të këtyre dy pallateve, jemi 24 hyrje këtu, do na ndërtohet pallati këtu ngjitur me këtë pallatin këtu 9 katësh. Shikoni dhe vetë ku do na kthehet frymëmarrja, këndvështrimi i këtyre pallateve”, tha një banor.

“Ne duam që të zbatohet distanca nga pallati në pallat, se ky pallat është ndërtuar prej firme që moti, me themele shumë të cekët, çfarë do të bëhet me atë pallat, i bie edhe që ky pallat të bjerë”, tha një tjetër banore.
 
“Si qenka kjo këtu dy metër, në çfarë vendi të botës ndërtohet kështu pallati me pallatin dy metra. Dritarja me dritaren sa metër duhet të jetë larg”, u shpreh një tjetër banor.
 
Nga ana tjetër Bashkia e Korçës është shprehur se punimet për ndërtimin e pallatit për të pastrehët po ndërtohet konform kritereve ligjore dhe parametrave teknik .
 
Dua të informoj jo vetëm banorët që kanë shfaqur këto pretendime por gjithë qytetarët e Korçës që distanca e këtij pallati të dytë që po ndërtohet, krahasuar me pallatin tjetër ku janë dhe pretendimet është më e madhe se norma që e detyron ligji” tha Terova.
 
Pas protestës së banorëve, përfaqësues të bashkisë së Korçës kanë zhvilluar një takim me banorët , për t’ju sqaruar detajet e projektit, zbatimi i të cilit ka filluar tashmë.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi