Korçë, Rama inspekton punimet
në shkollën e mesme të Maliqit

Korçë, Rama inspekton punimet<br />në shkollën e mesme të Maliqit
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë një inspektim të investimeve në zonën e Korçës.
 
Në listën e investimeve është shkolla e mesme e Bashkuar “Rëmbec” në Maliq, e cila do të hapët për nxënësit në shtator. Rruga në fshatin Orman, e cila lidh disa fshatra me Maliqin.
 
Investimet kanë prekur edhe qendrën e bashkisë Bilisht, ku me anë të investimit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, u realizua rikonstruksioni i rrugëve, trotuareve, shesheve dhe lulishteve, por edhe ndërtimi i një shëtitoreje të re.
 
Po ashtu është bërë i mundur restaurimi i fasadave të ndërtesave përreth sheshit, si dhe ndriçimi i tij. Pjesë e investimit ka qenë edhe kombinati i mishit, i cili i përket fjalës së fundit të teknologjisë.
 
Banorët e zonës, shprehen të kënaqur për investimet e kryera.

“Është pjesë e segmentit që lidh Ormanin me rrugën nacionale që lidh Korçën me Bilishtin, është segment shumë i rëndësishëm,janë rreth 8 km rrugë të cilat Bashkia e Maliqi me qeverinë shqiptare, me një fond prej 105 mln lekë bënë të mundur asfaltimin e këtij segmenti që banorët kishin 25 vite që e kërkonin”
 
“Janë ngritur dy linja therje për të imta dhe bagëtinë e trashë, dhe është një kombinat multifunksional, që i mbush të gjitha nevojat e qarkut dhe më gjerë”

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv