Në Ditën Botërore të Shëndetit, zv. Kryeministri, Niko Peleshi, Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë, Dr. Nazira Artykova, përfaqësuese e OBSH-së në Shqipëri dhe Drejtore e Zyrës Vendore të OBSH-së, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor inauguruan shtëpinë e re mbështetëse në qytetin e Korçës, e cila është rikonstruktuar dhe pajisur, tërësisht me fonde të buxhetit të shtetit.
Zëvendëskryeministri tha:
“Kjo është një qendër fantastike, sipas një koncepti shumë modern, me synim riaftësimin dhe rikthimin e në jetën normale të personave me probleme të shëndetit mendor. Dua të përgëzoj ministren që, padyshim, vjen me një model shumë të suksesshëm nga Qendra Spitalore “Nënë Tereza” dhe tani në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë”.Gjatë fjalës së saj, ministrja Manastirliu, u shpreh se
“grupi i sëmundjeve të shëndetit mendor është i treti për nga pesha që zë në barrën e sëmundshmërisë, pas sëmundjeve kardovaskulare dhe atyre tumorale”.
Ajo theksoi prioritetin e dikasterit që drejton për të shtuar kapacitetet e këtyre shtëpive mbështetëse por edhe për të rritur numrin e tyre, pasi ne besojmë se riintegrimi në jetesën në komunitet është investimi më i mirë që mund të bëjmë për të sëmurët me probleme të shëndetit mendor.
Rikonstruksioni dhe pajisja e shtëpisë mbështetëse në Korçë është financuar nga buxheti i shtetit me vlerë 42.8 milionë lekë. Në këtë shtëpi mbështetëse shërbimi akomodohen 12 banorë me probleme të shëndetit mendor, të cilët transferohen nga Spitalet Psikiatrik. Kujdesi i ofruar është multidisiplinar, me mjekë psikiatër, psikolog, punonjës social, inferimer, me qëllim përkujdesen dhe rehabilitimin e këtyre personave me probleme të shëndetit mendore. Në total janë 13 shtëpi mbështetëse në të gjithë vendin tonë në të cilat janë akomoduar 138 banorë me probleme të shëndetit mendor.
“Depresioni, le të flasim”Këtë vit, Dita Botërore e Shëndetit është nën moton: “Depresioni, le të flasim”, të dhëna dhe fakte për depresionin”. Depresioni është shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe paaftësisë në mbarë Botën.
Sipas vlerësimeve të OBSH-së, numri i të prekurve nga depresioni është rritur në mënyrë dramatike në 10-vjeçarin e fundit. Sot në Botë janë rreth 300 milion njerëz që jetojnë me depresion. Stigma dhe mungesa e mbështetjes për personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor ka nxitur OBSH-në të ndërmarrë fushatën “Depresioni, le të flasim”.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47