KORÇË-Policia sjell sot detaje nga operacioni i gjerë antikanabis që u zhvillua dje në Vikthkuq të Korcës ku ka zbuluar 160 kg kanabis, dukë vënë në pranga tre të rinj.

Trafikantët e lëndës narkotike ishin kujdesur që ta fshihnin sa më mirë bimën. 23 kg ishte fshehur nën catinë e një bar kafeje e marrë me qera nga një 26 vjecar, 137 kg në një banesë të një 31-vjecari, kurse në një lokal tjetër të fshatit, pronar i të cilës ishte i njëjti person që kishte në pronësi dhe lokalin ku fshihej nën tjegulla lënda narkotike, u zbuluan armë zjarri. Policia zbuloi në këtë lokal 3 armë zjarri, aparatura të lojërave të fatit si dhe dy grirëse që shërbenin për të prerë kanabisin.

Operacioni, emrat e te arrestuarve
Droga është gjetur nga blutë gjatë kontrollit të dy ambienteve, konkretisht nën tjegullat e çatisë së një lokali në vendin e quajtur “Vaskat e Peshkut”, në afërsi të centralit elektrik në fshatin Vithkuq dhe në një banesë.
 
Policia ka sekuestruar 23 kg kanabis në lokalin e Janaq Qirici, 52 vjeç, banues në Vithkuq i cili është arrestuar.

Në pranga ka rënë edhe Aldo Kita, 26 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje i cili kishte me qira lokalin.
 
Përveç drogës, në një ambient tjetër bar-kafe në pronësi po të Janaq Qiricit u gjetën edhe 2 armë zjarri me municion, 1 armë gjahu, 2 pajisje grirëse për lëndë narkotike të llojit “Canabis Sativa”si dhe 3 aparatura lojëra fati.
 
Ndërsa Strukturat e Policisë Korçë, kanë vijuar me kontrollin e territorit që mbulon kjo njësi administrative ku kanë sekuestruar edhe 137 kilogramë kanabis të tjera.
 
Në sajë të këtij kontrolli u arrestua Pandeli Dine, 31 vjeç, banues në fshatin Vithkuq si edhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi A.H, 24 vjeç, banues në Fier.
 
Në banesën e Pandeli Dines, shërbimet e Policisë gjetën 137 kg lëndë narkotike në 15 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë.
 
Policia gjithashtu ka sekuestruar 2 armë zjarri dhe municion luftarak si dhe 1 autoveturë tip kamionçinë e markës “Mitsubishi” me targë AA 747 EF.

droge ne lojra fati

[gallery]21896[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com