Me 48% të votave të studentëve dhe pedagogëve zgjidhet rektor i Universitetit të Korçës Lorenc Ekonomi. Ekonomi ka marrë 75 vota nga stafi akademik dhe 166 nga studentët dhe garoi përballë Robert Damos dhe Irena Nikajt.
Ndërsa në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë fituese u shpall për një mandat të dytë Jonela Spaho, përballë Anyla Saraçit.
Në fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane, fitues rezultoi Rafail Prodani, përballë dekanes në detyrë Sonela Stillo.
Të vetëm në garë u konfirmuan, Besnik Skënderasi si dekan i Fakultetit Bujqësor dhe për një mandat të dytë Ledina Alolli si dekane e fakultetit të Ekonomisë.
Në universitetin e Korçës Fan Noli, u zhvillua sot votimi për zgjedhjen e drejtuesve të rinj, ku 144 pedagogë dhe 2398 studentë kishin të drejtë vote, ndërsa u votua në 4 qendra votimi të 4 fakulteteve të ‘Universitetit Fan Noli’.
Procesi i votimit filloi në orën 8:00 dhe përfundojë në orën 15:00.
Lajmi kryesor: