Policia e Korçës vijon me arrestimet e operacioneve antidrogë në qytet. Pas operacionit 'Voskopi', policia ka vijuar me operacionin 'Tempulli', duke prangosur 6 persona.
Aksioni është zhvilluar gjatë mbrëmjes të së hënës e gjithashtu orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Burime bëjnë të ditur se janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit të vendosura nga Gjykata e Korçës pas një hetimi 3 mujor që ka kryer policia.
Gjatë kësaj periudhe janë siguruar prova që personat e arrestuar janë përfshirë në aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike.
Sipas po të njëjtave burime janë bërë kontrolle në banesa, lokale e gjithashtu vende ku të arrestuarit dyshohet se shisnin lëndën narkotike.
Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe sasi të vogla lëndësh narkotike ndërkohë pritet një informacion më i detajuar nga policia e Korçës në orët në vijim.