‘Trupat e kënaqësisë’ një traditë e hershme kjo në Korenë e Veriut janë kthyer përsëri nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i cili ka krijuar një ‘trupë të re kënaqësie’ me gra të reja të cilat do ta argëtojnë atë.
Daily Telegraph, ka raportuar se Kim Jong-un është duke përzgjedhur një gjeneratë të re grashë që do ta shoqërojnë atë ndërkohë që Korea e Veriut po akuzohet gjithnjë e më shumë për shkelien e të drejtave dhe lirive të njeriut.
 
Kim është i martuar me një ish-këngëtare me të cilën ka dhe një vajzë, por ai është i vendosur ta ngrejë edhe një herë ‘Trupën e kënaqësisë’, një traditë kjo e krijuar nga babai i tij.
Zyrtarë të qeverisë janë duke kërkuar në çdo fshat për të gjetur rreth 30 ose 40 vajza të bukur, të cilat pas intervistës me Kim do të mund të bëhen kërcimtare, këngëtare apo shërbëtore të tij.
 
Vajzat të cilat bëhen pjesë e kësaj trupe, duhet të jenë mbi njëzet vjeç dhe ato kalojnë direkt në shërbim dhe në mbrojtje të ushtrisë apo qeverisë.
‘Kjo është një traditë e tre brezave e familjes së Kim, që drejton Korenë e Veriut dhe tashmë është bërë traditë’, ka deklaruar Toshimitsu Shigemura, një professor në Tokio, për the Daily Telegraph
Ky është një demostrim i madh që tregon fuqinë e liderit mbi popullsine dhe dominimin apo fuqinë e tij edhe seksual.
kore 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)