Ban Ki-moon kishte njoftuar se do të shkonte të enjten në zonën e aktivitetit ndërkorean të Kaesongut, në bregun koreano-verior të kufirit mes dy shteteve rivale.
Ai do të kishte qenë sekretari i parë i përgjithshëm i OKB-së që do të zhvillonte një vizitë në Korenë e Veriut që prej një vizite në vitin 1993 të Butros Butros-Ghalit.
"Në orët e para të mëngjesit, autoritetet e Republikës Popullore Demokratike të Koresë na informuan nëpërmjet rrugëve diplomatike se kishin tërhequr vendimin e tyre për vizitën tonë në kompleksin industrial të Kaesongut", deklaroi Ban në një konferencë shtypi në kryeqytetin koreano-jugor.
Kaesong, që ndodhet në Korenë e Veriut, rreth 10 kilometra nga kufiri, ka të punësuar rreth 50 000 koreano-verior në 125 ndërmarrje prodhuese koreano-jugore.
