/ATSH-DPA/ - Koreja e Veriut njoftoi sot arrestimin e dy qytetarëve koreanojugorë me akuzën për spiunazh dhe i konsideroi ata "terroristë të neveritshëm", sipas medias shtetërore."Kim Kuk Gi dhe Choe Chun Gil kanë marrë pjesë me zell të madh në fushatën e imperialistëve amerikanë kundër Republikës Demokratike Popullore të Koresë", deklaroi agjencia koreanoveriore e lajmeve, KCNA."Të akuzuarit janë përpjekur për izolimin e Koresë së Veriut duke e konsideruar atë si sponsore të terrorizmit", citoi kjo agjenci një zyrtar të Ministrisë së Sigurimit të Shtetit."Ata të dy kanë kaluar edhe një periudhë në Kinë", theksoi ai.
LAJMET MË TË VLERËSUARA









