Reflektimi mes së shkuarës dhe së tashmës, e kanë bërë koreografin Angelin Prelocaj të risjellë në skenën shqiptare një pjesë të shpirtit të tij.
Mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit është jetësuar baleti “La Stravaganza”, krijim ky i vitit 1997 me koreografi të Prelocajt dhe nën lojën e trupit të balerinëve të rinj.
Për vetë koreografin me origjinë shqiptare ky krijim ka një domethënie edhe më të madhe (si edhe për të gjithë shqiptarët që e njohin emigrimin) pasi është vetë nga familje emigrantësh dhe ka përjetuar pikërisht përplasjen e këtyre dy kulturave.
“Kam dashur të tregoj një histori të së shkuarës e cila rikthehet si një bumerang. Njerëz të dalë nga balta që sjellin diçka të re. Në fillim të pjesës dëgjohet një vajzë e re që thotë: “ Me kujtohet”. Ka një vërshim të së shkuarës në të
ardhmen, njësoj sikur koha të ishte një rreth pa mbarim, një përjetësi.
Zgjedhja e pjesëve muzikore është bërë në këtë kuptim.
Partiturat e Vivaldit, një muzikë shumë e pasur, shumë e ndërtuar, vjen dhe përballet me tinguj më organikë”, ka rrëfyer më herët Prelocaj.
“La stravaganza”, e cila u krijua në 1997 për Kompaninë e Baletit New York Ballet, pasqyron një betejë botësh: e tashmja dhe e kaluara; muzika e Vivaldit takon atë elektronike, kostumet e tipit barok atë modern, ka shprehje klasike dhe moderne në lëvizjet e balerinëve të cilët i përkasin dy botëve të ndryshme që përplasen me njëri tjetrin.
Për këtë arsye, krijuesi i “La Stravaganza” thotë se, kjo pjesë i sjell ndërmend historinë personale dhe rrugën që ka ndjekur gjatë gjithë këtyre viteve në karrierën e tij artistike.
Ledia Sulaj, Loreta Bala, Odeta Dishnica, Adela Lami, Adela Muçollari, Jonida Onuzi, Rovena Shqevi, Gerd Vaso, Dion Gjinika, Ervis Nallbani, Eltjon Merja, Endri Shkoza, dhe Kristi Dushmani do të jenë balerinët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të cilët do të intepretojnë pjesën 30 minutëshe, e cila vihet në skenë nga skenografia e Maya Schweizer dhe kostumet e Hervé Pierre, në datat 3 dhe 5 Tetor 2014 ora 19.00, si dhe 6 pjesët koreografike të projektit Koreolabos.
Marrë nga numri i gazetës së përditshme “shqiptarja.com”
/Shqiptarja.com