Koronavirus/ A do të përballen vendet aziatike me një valë të dytë të virusit? Ja çfarë thonë treguesit

Koronavirus/ A do të përballen vendet aziatike me një valë të dytë të virusit? Ja çfarë thonë treguesit

Koreja e Jugut, Kina dhe Singapori janë ndër vendet aziatike të cilat po përballen me valën e dytë të koronavirus, nxitur nga njerëzit që e sjellin atë nga jashtë.

Kjo e enjte ishte hera e parë ku Kina, vendi i origjinës së virusit, nuk raportoi raste të reja të të infektuarve brenda në vendit që prej janarit të këtij viti, ndërsa 34 rastet e raportuara ishin të personave të kthyer kohët e fundit në atdhe. Po ashtu, tetë vdekje të tjera janë shënuar dje, të gjitha në provincën qendrore të Hubei, shumica e tyre në Wuhan.

Koreja e Jugut pati një kërcim në rritje me 152 raste të reja të enjten, megjithëse nuk është e qartë se sa janë importuar. Një qendër e re shpërthimi me 74 të infektuar është konfirmuar në një shtëpi pleqësh në Daegu, ku personat dolën pozitivë pas testimeve.

Ndërsa, të mërkurën Singapori raportoi 47 te tjerë të infektuar - nga të cilat 33 të importuar, përfshirë 30 banorë që ishin infektuar jashtë vendit dhe e kishin rikthyer infeksionin.

Të tre vendet kishin treguar sukses në kontrollin e çështjeve të brendshme, por ekziston shqetësimi se rritja e numrit të infektuarve të ardhur nga jashtë mund t’iu hedhin poshtë gjithë arritjet e deritanishme.

Koronavirusi tani është ‘zhvendosur’ në Evropë dhe SHBA, pasi pjesa më e madhe e të infektuarve po shënohen në këto dy kontinente dhe se pavarësisht numrave të rinj, shpërthimi është shumë larg nga Azia.

Megjithatë nuk kanë munguar masat nga frika se mund të rikthehet sërish. Zyra e lartë e shëndetësisë në Malajzi të mërkurën iu lut njerëzve të "qëndronin në shtëpi për të mbrojtur veten dhe familjen e tyre. Vendi ka deri tani rreth 710 persona të infektuar me koronavirus, shumë prej tyre të lidhur me një ngjarje fetare në kryeqytet, Kuala Lumpur, në shkurt.

"Janë pak shance për të thyer zinxhirin e të infektuarve nga COVID-19. Kështu që, dështimi nuk është një mundësi. Nëse kjo nuk arrihet, ne mund të përballemi me një valë të tretë të këtij virusi, i cili do të ishte më i madh se një cunami, nëse vijojmë me këtë lloj qëndrimi moskokë-çarës “epo pastaj…”," tha Noor Hisham Abdullah, drejtori i përgjithshëm i Shëndetit në Malajzi.

Sipas raportimeve nga Universiteti John Hopkins në SH.B.A., ka 215.955 raste dhe 8.749 vdekje janë shënuar deri tani në të gjithë globin. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka bërë me dije se shumica dërrmuese - 80% - kanë ndodhur në Evropë dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor, që përfshin pjesën më të madhe të Azisë.

Koreja e Jugut ka marrë vlerësime positive përsa i përket reagimit të saj ndaj epidemisë, e cila ka përfshirë gjurmimin e infeksionit, testimin e sasive të mëdha të njerëzve dhe izolimin e shpejtë të pacientëve. Ritmi i të infektuarve të rinj është ngadalësuar që pas pikut të shpërthimit në fillim të këtij muaji. Para rritjes së së mërkurës, numri i personave që kontraktuan virusin ka qenë i ulët për katër ditët e fundit. Zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se nuk ka vend për vetëkënaqësi dhe po kërkojnë edhe një herë që publiku të qëndrojë larg tubimeve të mëdha, përfshirë kishat, shtëpitë e pleqve, internet-kafetë dhe karaoket.

Tre persona nga ekipi kombëtar i skermës janë testuar pozitivisht për koronavirusin pasi u kthyen nga një konkurs në Hungari. Të gjithë 26 sportistët dhe trajnerët tani janë duke u testuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm