COVID-19/ Izraeli vendi i parë në botë me shkallën më të lartë të vaksinimit! 9.95 mln qytetarë janë vaksinuar deri tani në të gjithë botën

COVID-19/ Izraeli vendi i parë në botë me shkallën më të lartë të vaksinimit! 9.95 mln qytetarë janë vaksinuar deri tani në të gjithë botën

Izraeli ka vaksinuar më shumë se një milion persona kundër COVID-19 , duke u bërë kështu vendi i parë me shkallën më të lartë mesatare në botë sa i përket imunizimit të popullsisë.   Izraeli ka një normë prej 11.55 dozave për 100 njerëz, ndjekur nga Bahreini në 3.49 dhe Mbretëria e Bashkuar në 1.47. Më shumë se 1.8 milion njerëz kanë humbur jetën deri tani nga virusi në të gjithë botën.

Shifrat krahasuese për vaksinimin janë mbledhur nga e gjitha bota. Ata përllogarisin numrin e njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Shumica e vaksinave të aprovuara për përdorim deri më tani mbështeten në dy doza, të dhëna më shumë se një javë larg.

SHBA ranë janë shumë larg nga synimi i saj për të vaksinuar 20 milion njerëz  siç e kishin parashikuar deri në fund të vitit 2020, me vetëm 2.78 milion  vaksina deri më 30 Dhjetor.

Pse Izraeli ka arritur kaq shumë përpara?

Izraeli filloi vaksinimet në 19 Dhjetor dhe  vaksinon rreth 150,000 njerëz në ditë duke u dhënë me përparësi personave mbi të 60-at, punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit që kanë probleme të tjera klinike.  Izraeli ka ndarë në mënyrë të sigurt dërgesat e vaksinës Pfizer, e cila duhet të ruhet në -70C, tha Ministri i Shëndetësisë Yuli Edelstein për lajmet në TV YNet. Kjo do të thotë që grupe të vogla të vaksinës mund të dërgohen në komunitetet e largëta. Kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili ka filluar fushatën për rizgjedhje, ka parashikuar që Izraeli mund të dalë nga pandemia që në shkurt. Tani vendi gjendet në bllokimin e tretë kombëtar.

Ndërkohë që deri tani janë vaksinuar 9.95 milion qytetarë në të gjithë globin, listën e kryeson Kina me 4.5 milion të vaksinuar. Pas saj renditen SHBA me 2.79 milion doza. Në vendin e tretë dhe të 4 katërt renditen Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli me nga një milion doza të shpendara deri tani. Gjermania kishte 165,575, Kanadaja 108,253 Bahrejni 59,351,  Rusia 52,000,  Polonia 47,600,  Italia 45,667, Argjentina 32,013, Danimarka 29,483, Meksika 24,998 Portugalia16,701,  Rumania11,656, Kili 8,648, Kroacia7,864, Omani 6,516, Austria 6,000, Kuvajt 2,500 , Finlanda 1,767, Greqia 1,763 dhe Franca 138.

Mesatarja e vaksinimit sipas shteteve
 

Vaksinimi sipas shteteve 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Free: 02/01/2021 14:40

    US eshte i vetmi shtet ne bote ku vazhdimisht zhduken si pa te keq pronesi te shtetit. Humben disa raketa taktike berthamore perpara disa viteve dhe vazhdon ndersa pak jave me pare vaksinat e Michigan u zhduken per destinacion tjeter. Istraelli vaksinon 150.000 persona ne dite qe i vijne me porosi speciale.

    Përgjigju
  • ToniCH: 02/01/2021 14:34

    Pse thoni ju?! E thjesht fare.... CEO i Pfizer eshte jude....juda ndihmon juden, shqiptari ja fut shqiptarit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Myrto Uzuni e nis nga stoli, Granada barazon 1-1 me Athletic në Bilbao

VIDEO/ Myrto Uzuni e nis nga stoli, Granada barazon 1-1 me Athletic në Bilbao