Koronavirusi/ 125 mjekë e infermierë morën dozën e dytë të vaksinës!

Koronavirusi/ 125 mjekë e infermierë morën dozën e dytë të vaksinës!

125 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ku përmes një postimi në Facebook publikoi rezultatin e ditës së dytë të punës për marrjen e dozë së dytë të vaksinës Pfizer-Biontech nga mjekët e infermierët të spitaleve COVID.

“Stadiumi Air Albania 125 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, teksa vijon vaksinimi i stafeve mjekësore të vijës së parë” – shprehet Manastirliu.

Nga dita e hënë kanë nisur të marrin dozën e dytë mjekët dhe infermierët e parë që kanë bërë vaksinën antiCOVID, ndërsa do të vijohet me vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë.

Në javët në vijim do të vijnë fillimisht 10,000 dhe 30,000 doza dhe procesi i vaksinimit do të jetë i kombinuar dhe sapo të vijnë dozat e tjera do të fillojë vaksinimi edhe me të moshuarit në qendrat e kujdesit rezidencial.

Dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë dhe mjekët Najada Çomo, Tritan Kalo si dhe kryeministri Edi Rama. Janë më shumë se 600 mjekë e infermierë që punojnë në spitalet COVID dhe personel në vijën e parë, të cilët janë vaksinuar deri tani.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 03/02/2021 19:54

    Aman vetem Kryeministrin shikoni, te tjeret varu lesht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian