Koronavirusi, 300 pacientë në Itali kanë nisur të trajtohen me Heparin, ‘ilaçi i shpresës' (VIDEO)

Një studim mbi ilaçin heparina kundër infeksionit prej koronavirusit, studim i cili do të përfshijë 300 pacientë, po fillon në 14 qendra në Itali.

Agjencia e italiane e ilaçeve (Aifa)  ka dhënë OK për të nisur trajtimi me heparin te pacientë me pamje klinike të moderuar ose të rëndë, trajtim i cili do të koordinohet nga Pierluigi Viale, profesor i Sëmundjeve Infektive të Universitetit të Bolonjës dhe drejtori i Njësisë Operative të Sëmundjeve Infektive të Spitalit Sant'Orsola-Malpighi.

Testi në qendrat kërkimore italiane do të vlerësojë sigurinë dhe efikasitetin e antikoagulantit heparin. Ilaçi do të sigurohet falas nga kompania farmaceutike Techdoë Pharma, dega italiane e Grupit Farmaceutik Shenzen Hepalink, për 14 qendrat italiane të përfshira në studim.

300 pacientët që do i nënshtrohen trajtimit me heparinë do të marin ilaçin eksperimental një herë në ditë

Deri më tani, dihet se koagulimi i gjakut dhe komplikimet që vijnë prej trobozës në pacientët e sëmurë me Covid-19 luajnë një rol të rëndësishëm për sa i përket incidencës dhe rëndësisë klinike dhe janë një nga variablat më të rëndësishëm që lidhen me vdekshmërinë prej infeksionit nga koronavirusi.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) kishte rekomanduar më parë përdorimin e heparinës për të parandaluar trombozën venoze te pacientët e infektuar me SARS-CoV-2.

Në dritën e provave shkencore të mbledhura deri më tani dhe rezultateve inkurajuese që vijnë nga studimet e kryera në Kinë, si in vitro ashtu edhe te pacientët, lindi ideja për të nisur edhe në Itali testimet, duke përdorur, për qëllime terapeutike, një dozë të mesme-të lartë të ilaçit heparina.

Ilaçi shpresëdhënës me emrin heparin, nuk është një ilaç i ri, është një antikoagulant i njohur me kosto të papërfillshme financiare, por siç duket me efikasitet vendimtar në luftën kundër Sars-CoV-2.

Sipas specialistëve në Itali, “Problemi kryesor nuk është virusi por reagimi imunitar që shkatërron qelizat ku hyn virusi”. Sipas tyre, problemi është kardiovaskular, jo i frymëmarrjes.

Sipas mjekëve, kokteili i ilaçeve që mund të mposhtë përfundimisht sëmundjen është i përbërë nga anti-inflamatorët dhe anti-koagulantët, një përzierje që mund të na bëjë të kthehemi shumë shpejt në normalitet.

 “Ne – thonë studiuesit- besojmë se kemi gjetur shkakun e vdekshmërisë nga koronavirusi. Nëse kjo vërtetohet atherë mund të themi se intubimet nuk do të jenë më të nevojshme si dhe do të parandalohen trompozat që janë shkaku i vdekjeve”.

Ata shprehen se është e panevojshme intubimi kur në fakt gjaku nuk arrin në mushkri. “Prandaj, efektiviteti i trajtimit terapeutik na bën të besojmë se kjo është arsyeja kryesore e vdekjeve të shumta”.

Me pak fjalë duket se virusi shkakton një reagim inflamator mjaft intensiv i cili gjithashtu shkakton dëme të mëdha në enët e vogla të gjakut, nga ku nis koagulimi që sjell më pas trompozë difuze.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë