Koronavirusi/ Ahmetaj: 31 mijë biznese të prekura! U godit 10-12% e punësimit

Ministri Arben Ahmetaj u shpreh sonte te '5 Pyetjet nga Babaramo' se masat për koronavirusin kanë prekur 31 mijë biznese, që janë mbyllur me vendim qeverie, por që do të ndihmon nga qeveria me paketën që u miratua.  "Janë gati 31 mijë sipërmarrje të vogla janë mbyllur, bar, restorante. Jemi duke parë mundësinë e një pakete për të furnizuar nevojat bazike me një, dy apo tre muajt që vijnë. Nga shifrat që kemi është goditur rreth, 10-12% e punësimit me statistikat e sotme, referuar NIPT-eve dhe borderove. Lista shteruese që ne kemi nxjerrë e ndihmon sipërmarrjen që të ketë aktivitet dhe të mos dëmtohet nga urdhrat e ndalimeve në kohë. Në ditët që vijnë kryeministri do të ketë propozimet për avancimin e njërës apo tjetrës për nevojat bazike të atyre që kanë humbur punën. Do të kenë një mbështetje nga fondi prej 6.5 mld i qeverisë, që është vënë vetëm për këtë punë. Në javën që vjen, kryeministri do të ketë të gjitha propozimet dhe të vendosë cfarë instrumenti do të kalojë. Qeveria për biznesin e vogël, që është mbyllur për shkak të vendimeve tona, do të ketë mbështetje".


Lajmi kryesor:

Fatkeqësia natyrore? Ahmetaj te '5 Pyetjet': Po e diskutojmë! 5 koncesionet që prekëm për faturën! U godit 12% e punësimit


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër