
E ndërsa Presidenti Ilir Meta njoftoi ngritjen e një strukture në selinë e tij, Task Forcë lidhur me masat kundër koronavirusit, zëdhënësi i kreut të shtetit ka publikuar detajet dhe numrat e telefonit për qytetarët. Por përse shërben kjo? "Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion" thotë Tedi Blushi.
Postimi i plotë i Tedi Blushit
Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së coronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke patur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z.Bahri Shaqiri, me qëllim:
Bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore;
Monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie;
Aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.
Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion:
Si dhe në dy numrat celularë:
+355693435861
+355693354269
Të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal!
Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!
Lajmi kryesor:
Meta ngre Task Forcë për koronavirusin: Nuk është koha për mbledhje të 'Sigurisë'! Duhen fonde, që situata të mos dalë jashtë kontrollit











