Meta ngre Task Forcë për koronavirusin: Nuk është koha për mbledhje të 'Sigurisë'! Duhen fonde, që situata të mos dalë jashtë kontrollit

Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se nuk është koha për mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare sikur kërkoi një ditë më parë opozita në kuadër të masave për koronavirusin. "Nuk është koha për të zhvilluar mbledhje mbi mbledhje" tha ai. Kreu i shtetit u shpreh se në këtë moment duhet fonde që situata të mos dalë jashtë kontrollit. Në fjalën e tij, Presidenti kishte disa këshilla për qytetarët dhe qeverinë.

"Sot u konfirmuan zyrtarisht dy raste, të cilat janë të parat dhe do dëshironim shumë të ishin dhe të vetmet, të të prekurve nga coronavirus.

Duke u uruar shërim sa më të shpejtë të dy qytetarëve tanë, shpreh të gjithë solidaritetin tim me ta, me familjarët e tyre dhe me të gjithë ekipin mjekësor, që është duke u shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal.

Vlerësoj angazhimin dhe masat e marra deri tani nga institucionet përgjegjëse shtetërore kundër përhapjes së kësaj pandemie, përfshirë dhe vendimet e qeverisë sot.

I ftoj të gjithë qytetarët të përballojnë me përgjegjshmëri maksimale, qetësi dhe solidaritet këtë situatë.

Të respektojnë me përpikmëri dhe rigorozitet protokollet shëndetësore dhe këshillat e stafeve të specializuara mjekësore, si dhe të ndjekin dhe të zbatojnë në çdo moment vetëm sugjerimet e institucioneve shtetërore.

Nuk ka vend për panik!

Por në radhë të parë nuk ka vend kurrsesi për nënvleftësimin më të vogël nga të gjitha institucionet, dhe në mënyrë të veçantë nga çdo qytetar i këtij vendi.

Në këtë situatë kërkohet përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim i menjëhershëm, profesionalizëm, përkushtim dhe transparencë.

Shëndeti i çdo qytetari dhe jeta e tij është prioriteti i të gjithëve sot!

Për këtë arsye:

Mbështes fuqimisht të gjithë personelin shëndetësor, që është vendosur përpara një sfide madhore, mjekët dhe infermierët tanë në mbarë vendin, të cilëve do t’u duhet, përveç probleme të tjera të mëdha, të përballen me këtë rrezik serioz dhe madhor.

Apeloj domosdoshmërinë e angazhimit dhe bashkërendimit të të gjitha strukturave shtetërore me forca të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, veçanërisht atyre me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë të higjienës, qofshin ata edhe jashtë shërbimit aktiv.

U bëj thirrje të gjitha institucioneve qendrore e vendore të marrin masat për sigurimin e jetës së çdo qytetari, për sigurimin në radhë të parë të mjeteve mbrojtëse të domosdoshme, veçanërisht për mjekët e infermierët, nisjen e trajnimeve të personelit që do të angazhohet për përballimin e kësaj situate, për caktimin jo vetëm të karantinave dhe perimetrit të tyre të sigurisë dhe dezinfektimin e ambienteve publike, por dhe të pajisjeve dhe gjithçkaje të domosdoshme që duhet për trajtimin e të prekurve.

Si President i Republikës, po e ndjek situatën hap pas hapi dhe së bashku me institucionet e tjera shtetërore, do të bëjmë çdo gjë për të aktivizuar të gjitha mundësitë, kapacitetet dhe fuqitë tona për të qenë në këto momente pranë çdo qytetari, për tejkalimin me pasoja sa më të lehta të kësaj situate, duke bërë çdo gjë për mos lejimin e përshkallëzimit të saj!

Në vlerësim të situatës,

Apeloj:
- Për plane të detajuara për pandeminë, me përgjegjësi të ndara për çdo strukturë e individ, në nivel qendror dhe vendor;
- Plan Monitorimi shumë rigoroz dhe të detajuar për funksionim real dhe përgjegjësi të plot në terren të strukturave;
- Financim të plotë për përmbushjen e nevojave dhe blerjen e të gjitha materialeve mjekësore mbrojtëse për personelin shëndetësor, por jo vetëm atë, edhe të forcave të sigurisë apo të gjithë personelit tjetër që do të angazhohet në këtë operacion, që të përballojmë me sukses këtë pandemi;
- Plan veprimi të qartë për strukturat shëndetësore dhe kapacitetet e tyre përballë rrezikut eventual të përshkallëzimit të pandemisë;
- Plan të detajuar ekonomik për veprimet financiare mbështetëse, që qeveria duhet të ndërmarrë menjëherë për përballimin e pasojave të pandemisë në ekonomi.

Sot familja dhe e gjithë shoqëria shqiptare janë së bashku për të përballuar një emergjencë shëndetësore shumë serioze dhe vetëm shpalosja e një solidariteti mbarëkombëtar duhet të jetë siguria dhe fuqia më e madhe përballë pandemisë.

Maturia dhe mësimet e nxjerra nga vendet të tjera edhe më të zhvilluara, që janë prekur më shumë, si Italia fqinje, janë instrumentet më të sigurta për të përballuar me qetësi dhe vendosmëri në mënyrën e duhur këtë situatë kaq të ngarkuar.

Çdo qytetar duhet të jetë i ndërgjegjshëm se nënvleftësimi më i vogël, jo vetëm rrezikon shëndetin e tij dhe jetën e tij, por edhe të fëmijëve të tij, të prindërve të tij, të gjyshërve të tij, të fqinjëve të tij, të miqve të tij. Prandaj të gjithë në këto momente duhet të tregojmë përgjegjshmëri maksimale dhe bashkëpunim maksimal.

Jam i bindur se vetëm në këtë mënyrë do t’ia dalim, që kësaj situate të vështirë me të cilën po ndeshemi, të arrijmë të mos e lejojmë të përshkallëzohet dhe të rrezikojë shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë.

Shpresoj dhe besoj në përgjegjshmërinë e të gjithëve, të çdo përfaqësuesi të institucioneve tona të shëndetit dhe të gjithë institucioneve të tjera të angazhuara në këtë plan, por edhe të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë" tha Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:45
Koronavirusi/ Meta publikon numrat: Mos hezitoni, telefononi këtu nëse keni shqetësime

1583783158_meta.jpg
E ndërsa Presidenti Ilir Meta njoftoi ngritjen e një strukture në selinë e tij, Task Forcë lidhur me masat kundër koronavirusit, zëdhënësi i kreut të shtetit ka publikuar detajet dhe numrat e telefonit për qytetarët. Por përse shërben kjo? "Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion" thotë Tedi Blushi.

Postimi i plotë i Tedi Blushit
Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së coronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke patur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z.Bahri Shaqiri, me qëllim:

Bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore;

Monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie;

Aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.

Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion:

[email protected]

Si dhe në dy numrat celularë:

+355693435861

+355693354269

Të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal!

Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!

Ora 19:36
Koronavirusi/ Meta si opozita: Presidenca me strukturë të veçantë për monitorimin e situatës, qytetarët të tregojnë përgjegjshmëri

Ashtu si Partia Demokratike, edhe presidenca ka ngritur strukturën e saj për të monitoruar situatën në vend në lidhje me masat për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Meta tha se Presidenti ka kërkuar shtim të masave që më 31 janar dhe vetëm një ditë më parë kërkoi forcim të tyre. Kreu i shtetit theksoi se presidenca po bashkëpunon me përfaqësuesit e qeverisë për këtë çështje, por ka ngritur dhe strukturën e saj për monitorimin e situatës në terren. 

"Që më 31 janar kam kërkuar publikisht marrjen e masave edhe pa u përhapur në Itali. Edhe dje kam bërë një kërkesë edhe më të fortë pas situatës kritike në Itali. Sot qeveria ka marrë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Qytetarët të tregojnë kujdes se mund të bëhen bartës pa dashje dhe mund të nxjerrë situatën nga kontrolli, besoj se çdo gjë po bëhet me përgjegjshmëri të plotë. Me përgjegjshmëri maksimale do të kemi situatën nën kontroll. Qytetarët duhet të tregojë përgjegjësi maksimale për veten e tij, familjes dhe gjithë shoqërisë tonë. Jemi në çdo moment në kontakte me përfaqësuesit e qeverisë për këtë çështje. nga sot e në vazhdimësi do të ndjekim të gjitha shqetësimet dhe monitorojë  opinionin e çdo eksperti me task-forcën e ngritur nga Presidenca për monitorimin e çështjes në terren", tha Meta.

Në lidhje me fondet Meta tha se ato duhen rritur pasi po flitet për një rast që mund të marrë përmasa të frikshme nëse nuk parandalohet në kohë, ndërsa bëri thirrje për ndërgjegjësim dhe përgjegjshmëri të qytetarëve, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten, familjarët dhe shoqërinë.

'Mjekët që angazhohen në këtë proces duhet të pajisjen me mjetet duhura. Janë disa gjëra që kërkojnë fonde dhe këto fonde duhet siguruar me patjetër për të siguruar mjetet e duhura, ndërsa disa gjëra nuk duan fonde që është përgjegjshmëria qytetarë dhe përgjegjshmëria e të gjithëve për të parandaluar përhapjen e situatës', mbylli fjalën e tij presidenti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ela: 10/03/2020 11:41

    Atehere i nderuar,ver ne dispozicion floririn

    Përgjigju
  • ROMA: 10/03/2020 11:37

    Bravo liro tregone ghithmone qe je burre me koqe,mose e ule veten te flaseshe me edi zagarin ,se dhe dje kure foli tha ska asne promblem se eshte injorante,ne itali po vdesin 130 ne dite.KE SIMPANTIZANTE NGA TE GJITH VENDET

    Përgjigju
  • Leshi: 10/03/2020 09:21

    Ky ka nje mllef te modh.. me qetesi o vella se ka ministri e struktura para teje.. hajd se kshu e keni bo kete ven ju po vk

    Përgjigju
  • Thanoja: 10/03/2020 08:28

    Futi ndonje shqiponje e ulu ne gjunj se mbase te degjon virusi e largohet. Se per pun tjeter e tregove nuk qeke ti

    Përgjigju
  • Sovrani: 09/03/2020 21:40

    Ndonje lajm per Termet? A mund ta perdorim kete numer dhe me rast Termeti apo perbytjesh? Faleminderit qe je prane popullit ne kete situate...

    Përgjigju
  • Dokaresha Kryegopmadhja: 09/03/2020 21:24

    Dr Kryegopmadhja do i shëroj të gjithë së ajo është dokareshë dhe krye dokaresha...

    Përgjigju
  • Tamango bukuroshi efgjite dashnor i Labes: 09/03/2020 19:38

    Po fikse, duhen fonde, duhete floriri i vjedhure qe të shtoje fondet

    Përgjigju
  • AltinTop: 09/03/2020 19:37

    Rri pa merak o flori...e kan fut Kushtetuen ne karantine...

    Përgjigju
  • nik: 09/03/2020 19:28

    Antarsohu ne parti, kandido per kryetar partie, mer pjes ne zgjedhe te 2021, fito zgjedhjet dhe pastaj mund te behet sic thuash ti o derr skrapari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu