Koronavirusi/ Meta si opozita: Presidenca me strukturë të veçantë për monitorimin e situatës, qytetarët të tregojnë përgjegjshmëri

Ashtu si Partia Demokratike, edhe presidenca ka ngritur strukturën e saj për të monitoruar situatën në vend në lidhje me masat për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Meta tha se Presidenti ka kërkuar shtim të masave që më 31 janar dhe vetëm një ditë më parë kërkoi forcim të tyre. Kreu i shtetit theksoi se presidenca po bashkëpunon me përfaqësuesit e qeverisë për këtë çështje, por ka ngritur dhe strukturën e saj për monitorimin e situatës në terren. 

"Që më 31 janar kam kërkuar publikisht marrjen e masave edhe pa u përhapur në Itali. Edhe dje kam bërë një kërkesë edhe më të fortë pas situatës kritike në Itali. Sot qeveria ka marrë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Qytetarët të tregojnë kujdes se mund të bëhen bartës pa dashje dhe mund të nxjerrë situatën nga kontrolli, besoj se çdo gjë po bëhet me përgjegjshmëri të plotë. Me përgjegjshmëri maksimale do të kemi situatën nën kontroll. Qytetarët duhet të tregojë përgjegjësi maksimale për veten e tij, familjes dhe gjithë shoqërisë tonë. Jemi në çdo moment në kontakte me përfaqësuesit e qeverisë për këtë çështje. nga sot e në vazhdimësi do të ndjekim të gjitha shqetësimet dhe monitorojë  opinionin e çdo eksperti me task-forcën e ngritur nga Presidenca për monitorimin e çështjes në terren", tha Meta.

Në lidhje me fondet Meta tha se ato duhen rritur pasi po flitet për një rast që mund të marrë përmasa të frikshme nëse nuk parandalohet në kohë, ndërsa bëri thirrje për ndërgjegjësim dhe përgjegjshmëri të qytetarëve, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten, familjarët dhe shoqërinë.

'Mjekët që angazhohen në këtë proces duhet të pajisjen me mjetet duhura. Janë disa gjëra që kërkojnë fonde dhe këto fonde duhet siguruar me patjetër për të siguruar mjetet e duhura, ndërsa disa gjëra nuk duan fonde që është përgjegjshmëria qytetarë dhe përgjegjshmëria e të gjithëve për të parandaluar përhapjen e situatës', mbylli fjalën e tij presidenti.


Lajmi kryesor:

Meta ngre Task Forcë për koronavirusin: Nuk është koha për mbledhje të 'Sigurisë'! Duhen fonde, që situata të mos dalë jashtë kontrollit


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu