Koronavirusi, mjekja: Maskat mbahen për njerëzit me probleme, lani duart për të shmangur mikrobet

Frika nga koronavirusi përhapi një lloj paniku te qytetarët, të cilët 'shpëtimin' e panë tek maskat mbrojtëse. Masat mbrojtëse janë rritur në vendin tonë por edhe pas përhapjes së koronavirusit në Itali, ne ende mbetemi vend me rrezikshmëri të ulët dhe deri tani me asnjë rast të konfirmuar. E ndonëse shihet një përdorim në masë i maskave mbrojtëse, ekspertët e shëndetit këshillojnë që maskat të mbahen nga njerëzit që paraqesin probleme shëndetësore, e jo nga njerëz të shëndoshë. Epidemiologia, kryeinspektore e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Areti Beruka shpjegoi në Report Tv se është shumë e rëndësishme që qytetarët t'i kushtojnë rëndësi larjes së duarve.

Maska nuk ka vlerë në rast se ti nuk ke kontaktin dhe personat e kontaktit të cilët kanë historik pra, që do të thotë personi i cili pas periudhës së inkubacionit që varion 7-14-21 ditë por dhe 24 ditë, të paraqitet me shenjat e gripit që e identifikojnë për koronavirus nuk ka vlerë. Aq më tepër që koha e përdorimit për maskat e thjeshta është 4-8 orë dhe për maskat e tjera disa orë. Dezinfektuesi provizor është vetëm në rastet kur ti i ke larë duart në mëngjes, ke dalë me autobus, ke prekur autobusin, ke shkuar në punë dhe e dezinfekton me solucionin, në momentin që arrin në punë duhet të lash duart. Kjo do të thotë që ti mikrobin e ke aty, fle, bëhet inaktiv por në fakt e ke në kontakt me lëkurën. Që do të thotë që i vetmi mjet që të mban larg nga mikrobet është kaq i thjeshtë saqë njerëzit duhet ta kuptojnë një herë e mirë, larja e duarve eviton jo vetëm koronavirusin po gati 70% e sëmundshmërisë infektive vjen nga duart e palara”-tha mjekja epidemiologe.

Nga ana tjetër, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në deklaratën e përditshme për përditësimin e informacioneve mbi koronavirusin, theksoi se nuk kemi asnjë rast të konfirmuar në vendin tonë me koronavirus, dhe se deri mbrëmjen e djeshme janë testuar 13 raste të dyshuara  rezultuan negative.

Zëvendësministrja sqaroi edhe rastin e djeshëm ku një qytetarë nga Skrapari humbi jetën në Sanatorium dhe u dyshua nga gripi i derrit. Por 46-vjeçari ka humbur jetën si rezultat nga një pneumoni dhe është konstatuar se ka qenë i prekur edhe nga gripi stinor.

Të rriskuar për ta kaluar më me vështirësi prekjen nga koronavirusi janë personat mbi 75-vjeç me sëmundje kronike, ndërsa fëmijët nën 16 vjeç janë më pak të rriskuar dhe e kalojnë shumë lehtësisht.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë