Shtrohet në Infektiv nga COVID artistja Justina Aliaj, miku i saj: Të gatshëm të japim frymë nga fryma jonë! Mjekë para jush është një heroinë, ju lutem shpëtojeni

TIRANË- Mes dhjetëra qytetarëve që po lufton me COVID-in është edhe artistja, Justina Aliaj. Lajmin e ka dhënë një miku i saj, Sokol Parruca.

Nuk zgjedh që t'i japë kurajo, pasi për këtë është i bindur se Aliaj nuk ka nevojë se është pjesë e karakterit të saj, por kujdeset t'i thotë se është pranë saj edhe në këto momente të vështira. Report Tv mëson se Aliaj paraqitet në gjendje shëndetësore stabël. 

Justina Aliaj
Një apel ka pasur edhe për mjekët.
 

"Justina Aliaj, po vuan mungesën e frymëmarrjes në spitalin Infektiv. E gjithë  vëmendja jonë është  tek ti Justi. E di se nuk ke nevoje për kurajo, se ti je tip kurajoze, e ke treguar forcën e karakterit dhe në ditë të tjera të vështira që ke kaluar në jete dhe ia ke dalë. Dhe sot do ia dalësh. Ti e di, se të gjithë jemi aty me ty, të gatshëm të të japim frymë nga fryma jonë, siç na ke dhënë ti me artin tënd, shpirtin tënd. Të nderuar mjek!  Sot, para jush qëndron e shtrirë një heroine, një aktore e madhe, një artiste e madhe, një njeri i madh. Ju lutem , perunjesisht ju lutemi shpëtoni JUSTIN", shkruan miku i saj Sokol Parruca.

Postimi i mikut të Justina Aliaj, Sokol Parruca 


Lajmi kryesor:

Koronavirusi në Shqipëri/ 410 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orë! Infektohet ministrja Anila Denaj! Me COVID dhe artistja Justina Aliaj, shtrohet te Infektivi


B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diplomati: 12/11/2020 11:37

    Pak si konfuz ky djali me epitetin qe ia ka atribuar vetvehtes, je mik, i dashur, bashkejetues apo nje admiruesi Justines. Meqe jam dr. ne virologji ketu ne Heidenheim me lejoni qe tju them qe cdo gje mvaret nga kompleksiteti i sistemit imunitar i pacientit, as mjeku, as ilaci nuk ben gje tashti per tashti por vetem sistemi imunitar i individit

    Përgjigju
  • Erjon: 12/11/2020 11:24

    Mjeket e bejn punen njesoj per tw gjithe aty ne spital jan te gjith njesoj prandaj zoti mendoft per te gjith pacientet pa dallim se artista o fukarenj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet