Koronavirusi nuk ndal kongresin, gratë e PS: Kemi imunitetin e fortë, ia kemi lënë çdo gjë Zotit (VIDEO)

TIRANE - Në nisje të punimeve të kongresit te PS, në kuadër të masave që janë marrë për koronavirusin, në hollin e Pallatit të Kongreseve ishin vendosur dezinfektues me bazë alkooli për duart për të hequr mikrobet. Ndonëse shumë njerëz kanë shfaqur frikë nga ky virus që tashmë ka mbërritur në vendet fqinje, gratë socialiste shprehin të kundërtën.

Ndonëse këshillohet të shmangen tubimet masive për shkak të rrezikshmërisë që mund të vijë nga ky virus, gratë e Partisë Socialiste u shprehën të vendosura për të qëndruar në Pallatin e Kongreseve, ndërsa për Report tv thanë se nuk janë aspak të frikësuara.

“Nuk kam frikë fare. Kemi imunitetin e fortë. Unë besoj te zoti dhe gjithçka ia kam lënë atij”, ishin disa nga përgjigjet e grave socialiste.

Politika duket se nuk trembet nga koronavirusi. PS këmbëngul se i ka marrë të gjitha masat e për këtë arsye nuk ka ndërmend të anulojë edhe 2 ditët e tjera të Kongresit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:27
PS-ja merr masat kundër koronavirusit! Dezinfektues para nisjes së Kongresit (VIDEO)

Dita e parë e kongresit të Partisë Socialiste nis pasditen e sotme në Pallatin e Kongreseve. Në nisje të punimeve, në kuadër të masave që janë marrë për koronavirusin, në hollin e Pallatit të Kongreseve janë vendosur dezinfektues me bazë alkooli për duart për të hequr mikrobet. Report Tv sjell pamjet.

1582903103_disifektuestekongresiips.jpg

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    "Lufta" ndaj COVID-19/ A mendoni se duhet të bëhen më shumë testime?

Komento