Ndërsa procesi i vaksinimit vijon me ritme mjaft të shpejta, numri i personave që janë vaksinuar deri më tani ka shkuar në 400 mijë. Shifra u bë e ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Duket se vendi është në këtë mënyrë drejt arritjes së objektivit të deklaruar nga qeveria për vaksinimin e gjysmë milioni shqiptarëve deri në fund të muajit maj.
Ndërkohë që ka përfunduar vaksinimi për disa prej kategorive të punonjësve të shërbimeve kritike, si bluzat e bardha, arsimtarët, uniformat blu e punonjësit e medias. Vijon vaksinimi për qytetarët +60 vjeç, punonjësit e shërbimeve hoteliere dhe kategoria e re janë punonjësit e fasonerive, ku janë rreth mbi 60.000 të punësuar. Në vaksinimin e kësaj kategorie prioritet kanë më të moshuarit dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese.
Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 marsit, ndërsa po përdoren katër lloje vaksinash, Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.
Postimi i Ministres Ogerta Manastirliu
Komente

