Koronavirusi/Itali, 631 viktima nga infeksioni, rreth 100 000 të testuar pozitivë, numri i të shëruarve rritet në 280

Koronavirusi/Itali, 631 viktima nga infeksioni, rreth 100 000 të testuar pozitivë, numri i të shëruarve rritet në 280

Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 631 teksa vetëm sot u regjistruan 168 viktima të tjera. Numri i të infektuarve ka shkuar në rreth 100 000, kurse numri i të shëruarve është rritur në 280

Nga dita e sotme kufizimi i lëvizjes i urdhëruar në 8 Mars për Lombardinë dhe 14 provincat e tjera qendrore-veriore, tani është shtrirë në të gjithë territorin kombëtar.

Kryeministri italian tha se "nuk ka kohë" për të humbur nëse duam të ndalojmë përparimin e infeksionit nga koronavirusi. Të gjithë duhet të heqin dorë nga diçka për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Sot është momenti i përgjegjësisë. Nuk mund ta ulim vigjilencën tonë."

Conte gjithashtu njoftoi pezullimin e të gjitha eventeve sportive, përfshi Kampionatin e Futbollit, Seria A si dhe zgjatjen e afatit të mbylljes së shkollave deri me 3 prill. Duke filluar nga sot, baret dhe restorantet në të gjithë Italinë do të duhet të qëndrojnë të hapura deri në orën 18. Mbyllen diskotekat dhe sallat e lojrave të fatit, ndalohen organizimet e ceremonive të dasmave dhe vdekjeve, mbyllen muzetë, teatrot dhe kinematë.

Në ditët në vijim, Rajoni i Lombardisë në Itali mund të përgatisë masa edhe më shtrënguese për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Kjo u njoftua nga këshilltari rajonal i mirëqenies Giulio Gallera, i cili shpjegoi se infeksioni ishte aq i shpejtë sa, në 18 ditë, rrezikoi seriozisht sistemin shëndetësor të Rajonit.

Giulio Gallera tha gjithashtu se “Natyrisht, mbyllja e gjithçkaje nuk është e mundur. Për këtë arsye, në rast të masave të tjera shtrënguese, do të mbeten të hapura vetëm dyqanet që shesin nevoja themelore, siç janë supermarketet dhe farmacitë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës