Korrespondenti i 'Daily Herald' në Jeruzalem (1939): Flitet se Mbreti Zog do të ngjitet në fronin e Sirisë!

Korrespondenti i 'Daily Herald' në Jeruzalem (1939): Flitet se Mbreti Zog do të ngjitet në fronin e Sirisë!

“L’Œuvre” ka botuar, të dielën e 14 majit 1939, në faqen n°3, një shkrim sensacional në lidhje me ngjitjen e mbretit Zog në fronin e Sirisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“Gazeta britanike Daily Herald boton një artikull kurioz të korrespondentit të saj në Jeruzalem.

Mbreti Zog, tha ai, do të ngjitet në fronin e Sirisë.

Sidoqoftë, shton kolegu ynë, konkurrenca është e madhe, dy ose tre princa, dhe në veçanti Abdul Medjid (Abdyl Mexhiti), nipi i ish-mbretit Hussein (Hysen) të Hedjaz-it dhe emiri Zeid, djali i Hussein-it (Hysenit) janë në radhë.

Thuhet se Abdul Medjid përkrahet nga qeveritë franceze dhe turke.

Gjithsesi, ne i botojmë këto informacione të bujshme me të gjitha rezervat.”/Dars

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 08/08/2020 14:48

    ,,,mbret morracaku i Burgajetit,i vetshpallur,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet dhe Viti i Ri, disa këshilla për festat e fundvitit që po afrohen! Pak stres, humor dhe çdo gjë me grafik

Krishtlindjet dhe Viti i Ri, disa këshilla për festat e fundvitit që po afrohen! Pak stres, humor dhe çdo gjë me grafik