Korrespondenti i Report TV në Katar zbulon 'surprizën': Do ta veshim kuqezi tribunën ku do qëndrojnë tifozët serbë gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër

Korrespondenti i Report TV në Katar, Antan Metaj ka deklaruar se shqiptarët, po përgatisin një ‘surprizë’ për tifozët serbë pas provokimit të bërë me fotot e publikuara ku harta e Kosovës ishte e vendosur në flamurin serb.

Nëpërmjet një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Metaj tha se si kundërpërgjigjie, e gjithë tribuna ku pritet të qëndrojnë tifozët serbë gjatë ndeshjes me Zvicrën, do të vishet me ngjyrat kuqezi.

“Mbrëmë ambasada shqiptare në Katar, organizoi një tip kokteji të vogël dhe kam parë që janë rezidentë por nuk kanë ardhur për kupën e Botës. Tani po presim ndeshjen e Zvricës me Serbinë, ku do kemi një surprizë, sepse ata bënë diçka por nuk e dinë atë që ndodh më mbrapa. Ne jemi duke u përgatitur që ta veshim kuqezi tribunën ku do qëndrojnë tifozët serbë”- u shpreh Metaj.

Ndërsa foli për mënyrën e organizimit të botërorit ‘Katar 2022’ Antan Metaj tha se Senegali dhe Maroku ishin dy vendet me tifozerinë më argëtuese që nuk ndalonin festimet dhe kërcimet. Ndërsa shtoi se mikrpitja për tifozët nga vendasit kishte qenë shumë e madhe.

“Senegali dhe Maroku, kanë tifozë që bëjnë kërcime, festojnë shpërndahen. Brazilianët gjithashtu por jo si senegalezët dhe marokenët.  Nga ora 07:00 e deri kur përfundon ndeshja e fundit, të gjithë vendalinjtë që zakonisht nuk i shikon se janë në punë, dalin me ushqime tradicionale për tifozët, një mikpritje e paimagjinueshme. Ajo që duhej arritur, u arrit, botërori sido të jetë është një super sukses”- u shpreh korrespondenti i Report TV në Katar.

Sa i përket sigurisë për ndeshjen SHBA-Iran, Metaj tha se është e pamundur të ketë incidente sepse niveli i sigurisë është tepër i lartë.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 29/11/2022 14:11

    Provokimet tona nuk kane fund por kur ndodhin incidente fillojme dhe qahemi pastaj

    Përgjigju
  • Tutu: 29/11/2022 13:58

    E pse duhet bere ky provokim… dava fshataret se ata jetojne per inat te komshiut…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale