Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 2 vite e 6 muaj shërbim prove ish-prokurorin Petrit Vukaj, ndërsa i është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit për 5 vite.
Ish-prokurori Vukaj u arrestua në 27 nëntor 2015 me akuzën e korrupsionit pasiv, pasi nëpërmjet ndërhyrjes korruptive të disa personave, ka marrë përsipër zbutjen e kërkesës për dënim e shtetasit Elton Xhemali, i arrestuar për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, ngjarje e ndodhur në datë 31 mars 2015 në aksin rrugor Levan- Tepelenë, me pasojë vdekjen e Përparim Bizhgës, shef i Rendit në Policinë e Delvinës, pasagjer në mjetin e drejtuar nga i arrestuari Xhemali.
Elton Xhemali përmes vëllait Arjan Xhemali dhe oficerit të Policisë së Shtetit, Gazmir Nelollari synonin që të shmangnin dënimin me burgim.
Hetimet zbuluan se Xhemali dhe Nelollari kanë kontaktuar me prokurorin e çështjes, Petrit Vukaj, i cili ka marrë përsipër zbutjen e pozitës për të paraburgosurit Elton Xhemali në këmbim të parave, shumë që sipas të personave të përfshirë, është 300 mijë lekë.
Pas ndërhyrjes, prokurori Vukaj kërkon dënimin me 2 vjet burgim për Elton Xhemalin dhe pezullimin e dënimit e kalimin e tij në shërbim prove.
Por gjykata vendosi dënimin me 18 muaj burgim. Vendimi nuk ka kënaqur të pandehurin Elton Xhemali, të cilit i vëllai Arjan Xhemali dhe polici Gazmir Nelollari, i kishin dhënë garanci se ai do të dilte nga paraburgimi.
I pandehuri Elton i kërkon dy personave të tjerë që t’i marrin paratë që i kanë dhënë prokurorit Petrit Vukaj. Skema e korrupsionit u zbulua dhe të akuzuarit u dënuan.
Pas ish-prokurorit, gjykata ka dënuar edhe Elton Xhemalin së bashku me vëllanë e tij, Arjan Xhemali dhe oficerin Gazmir Nelollari me nga 1 vit e 10 muaj burgim.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com