Në harkun kohor të një jave gjykatat e apelit kanë liruar nga paraburgimi tre lloj zyrtarësh të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, Kryetarin e Bashkisë së Kamzës, gjykatësin e Gjykatës së Pukës dhe Drejtorin e Policisë Kufitare në Kapshticë, duke i kaluar në detyrim paraqitjeje, që do të thotë hetim në gjendje të lirë. Me sa mbaj mend, në këto 20 e ca vite tranzicioni, rastet e hetimit të zyrtarëve në gjendje të lirë nuk janë dënuar asnjëherë. Rasti i Xhelal Mziut ja vlen të analizohet, si një nga rastet tipike që evidenton raportet që ka krijuar politika me drejtësinë.
"E arrestoi PS-ja e liroi PD-ja!" Ky është shpjegimi foklorik që po i bëhet çështjes në fjalë dhe perceptimi publik lidhur me të. Duke na krijuar përshtypjen se në Shqipëri të arreston partia dhe të liron partia. Për fatin tonë të keq ky shpjegim e ka një bazë reale. Brenda një periudhe dy-tri javore kryebashkiaku i Kamzës u vizitua, në gjendje arresti, dy herë nga grupe deputetësh të opozitës, mes të cilëve dhe ish ministra, të cilët e konsideruan arrestimin e tij si të urdhëruar nga Kryeministri! Ndonëse zyrtari ishte arrestuar, jo në flagrancë por, mbi bazën e një kërkesë të bërë nga Prokuroria, miratuar nga Gjykata.
Çdokush duhet të ndihet keq kur shikon deputetët e Parlamentit të vendit tek bëjnë alibinë e një akuze të ngritur nga organet e drejtësisë, duke ushtruar publikisht presion politik mbi këto organe. Xhelal Mziun e arrestoi Gykata e shkallës së Parë dhe e liroi Gjykata e Apelit. Raste të tilla ka pasur dhe do të ketë plot, përderisa sistemi ynë gjyqësor ka tre niveli gjykimi. Brenda këti sistemi, triplanësh, nuk do të ishte çudi që psh. Gjykata e Lartë ta kthente Mziun përsëri në burg. Ky është shpjegimi ligjor dhe ky duhej të ishte shpjegimi publik, pavarsisht nëse je, apo jo, dakord me vendimet.
Por për PD-në nuk ka qenë kështu. Vendimi i Shkallës së Parë u konsiderua prej saj si urdhër i Kryeministrit, ndërsa vendimi i Apelit si vendosje e drejtësisë në vend! Liria e Mziut u vu në balancë me lirinë e një kryebashkiaku tjetër në një proces tjetër pa lidhje me të. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nxitoi të shkojë në Kamëz, nga ku e quajti procesin si “arrestim të paligjshëm që zgjati 24 ditë” edhe pse në fakt, siç shpjeguam, të dy vendimet e gjykatave janë të ligjshme. Duke treguar se, për të, ligjshmëria ose paligjshmëria e një vendimi të gjykatës është në varësi të interesit politik, jo çështje drejtësie.
Po ta vlerësojmë rastin me logjikën e opozitës kemi të bëjmë me një blof. Relatuesja e çështjes, në trupën gjyqësore në Apel, që ka lënë në gjendje të lirë Mziun është gruaja e ish Prokuroroit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, i cili, në mos gaboj, është anëtar i Asamblesë së PS-së. Ish Kryeprokurori Sollaku, - të gjithë e mbani mend - u propozua për shkarkim nga shumica parlamentare e PD-së, pas një Komisioni Hetimor Parlamentar diskreditues kundër tij dhe së shoqes gjyqtare, por ky propozim nuk u miratua nga Presidenti Moisiu.
Pas ikjes së Moisiut, ish Kryeprokurori u ri-propozua për shkarkim, në vjeshtën e vitit 2007, nga shumica e PD-së dhe propozimi u miratua nga Presidenti Topi. Bazuar në këtë histori të freskët, pozicionimet politike të çastit, si dhe po të shkojmë me mendtë e Bumçit, Ristanit apo Nokës, do ti binte që Xhelal Mziu të kishte mbetur në kokërr të burgut, nëse do kishim pasur ndonjë “urdhër” të Kryeministrit. Ky do ishte shansi i keq i tij. Po ja që asnjë “urdhër” nuk paska pasur. Imagjinoni çfarë do të kishte thënë ky kallëp politikanësh sikur gjyqtarja “socialiste” Sollaku të kishte lënë sërish në burg Xhelal Mziun! Imagjinoni, po ashtu, çfarë do të kishin thënë ish ministrat e opozitës sikur Prokurori i Përgjithshëm të kishte qenë një i emëruar nga PS-ja e jo nga PD-ja!
Vijmë këtu te thelbi i problemit: sistemi që kemi ndërtuar. Kemi një sistem ku dominojnë të fortët, një sistem xhungël. E keqja e opozitës së djathtë, më e keqja madje, është që, pavarësisht humbjes së thellë, me një shumicë të paimagjinueshme votash, ka mbetur te modeli kryeministror i Sali Berishës, duke i paramenduar të gjithë kryeministrat që vijnë njësoj si Ai, me një fjalë duke e menduar Kryeministrin si personin që mund të ndërhyjë në çdo gjë e për gjithëçka, deri edhe për të ndërruar tytën e armës së një krimi!
Nuk jam i sigurtë se sa ka ndikuar presioni politik, që opozita ka ushtruar mbi gjykatat shqiptare, në mbajtjen, ose jo, në burg të Mziut (një deputet i shumicës qeverisëse tha se ka ndikuar).
Gjykata e Apelit mund ta kishte liruar zyrtarin e akuzuar pa asnjëlloj ndërhyrjeje politike. Për nga mënyra se si i trajtua çështja personi që duhet të ndihet më pak i lumtur në këtë histori është Xhelal Mziu. Ai duhet ta kërkojë pafajsinë jo nëpërmjet mbrojtes nga partia, por vetëm nëpërmjet drejtësisë. Për të mos mbetur një i akuzuar i përjetshëm. Për njeriun dinjitoz është më mirë të rezultojë i pafajshëm pas disa ditësh në burg, me një proces të lirë gjyqsor, se sa i fajshëm gjithë jetën në liri.
Presioni politik që ushtroi opozita krijoi një perceptim të deformuar për procesin ne fjalë. Ne nuk jemi në gjendje të vlerësojmë juridikisht nëse ka abuzuar, apo jo, një krybashkiak thellësisht partiak, që njihet në opinion si modeli që mund ta krijonte vetëm një regjim i tipit foklorik si ai i Sali Berishës. Por jemi në gjendje të kuptojmë mirë se presioni politik që bëri PD-ja e mbetur e ka bërë procesin të paragjykuar sido ai që të përfundojë. Nëpërmjet presionit mbi drejtësinë, politikanët e korruptuar po përpiqen të mbajnë një rreth vicioz imuniteti për njëri-tjetrin, ndërsa ata vetë përfliten për abuzime me përmasa të mëdha.
Në burgjet shqiptare pothuajse nuk gjen të burgosur për korrupsion. Aty ka vetëm vrasës, falsifikatorë dhe hajdutë xhepash. Po të mos e njohësh Shqipërinë dhe të bësh një studim, në burgje, të krijohet përshtypja se ky është një vend pa korrupsion, pa zyrtarë hajdutë. Sepse i gjithë ky soj hajdutësh ndiqen në gjendje të lirë dhe në fund dalin pa lagur! Edhe pse të gjithë e pranojmë se korrupsioni është në përmasa të frikshme. Madje një nga kushtëzimet e vendeve europiane që vendosën të shtyjnë dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë ishte dhënia e provave konkrete në luftën kundër korrupsionit. Këto prova nuk janë detyrë vetëm e Qeverisë por, e gjithë sistemit, sidomos e organeve të drejtësisë.
Një nga problemet më të mëdha që ka sot Shqipëria janë gjykatat. Përveçse në një masë të madhe të korruptuara, në kuadrin e një sistemi të korruptuar, gjykatat shqiptare kanë një specifikë të veçantë. Ato janë të mbushura me njerëz të politizuar, me familjarë dhe të afërm njerëzish të nivelelve të larta politike, për të cilët është provuar se, në raste të veçanta me rëndësi të madhe botore, janë pozicionuar politikisht, duke dhënë vendime të padrejta. Sistemi gjyqsor ka nevojë ti nënshtrohet një reformimi të thellë, që do të fillonte me shmangien e rasteve të konfliktit të interesit dhe do të përfundonte me krijimin e një kuadri që do ti jepte fund kontrollit të gjyqësorit nga politika.
Gjyqtarët nuk mund të ndëshkojnë katapultuesit e tyre, që shpesh rezultojnë peshkaqenët e korrupsionit. Modelet ekzistojnë, duhet gjetur më i përshtatshmi. A mund ta reformojë drejtësinë kjo klasë politike? Është një çështje, në rend të parë, e një kuadri të ri ligjor, që çdo klasë politike mund ta bëjë, pastaj është vetë sistemi pastaj që çkorrupton politikën. Zgjedhja e gjykatësve nga populli mund të ishte një nga modelet më funksionale për Shqipërinë. Në mënyrë që gjyqsori të mos mbetet produkt i sferave të larta të politikës, por vullnet i popullit shqiptar për drejtësi.
Shkrimi u publikua sot (15.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com