FIER- Dy javë pas arrestimit nën akuzën e korrupsionit Prokurori i Fierit Petrit Vukaj lë qelinë e burgut.  Apeli i krimeve të rënda ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike për Vukajn

Burime për Shqiptarja.com nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda bënë me dije se shkak për ndryshimin e masës ndaj prokurorit ishte gjëndja shëndetësore e tij.
Vukaj u arrestua pasi u përfshi në një skemë mitmarrje me 3 milion lekë për të ndryshuar akuzën ndaj një të arrestuari me qëllim lirimin e tij nga burgu.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)