Prokuroria e përgjithshme pranon dështimin me luftën antikorrupsion për vitin 2015. Vetë kryeprokurori Llalla ka riorganizuar task forcën antikorrupsion, ndërsa sqaron se shkak për volumin e ulët të dosjeve hetimore për vitin që lamë pas ka qenë mungesa e kallëzimeve nga institucionet e ligjit në vënd.
Prokuroria për herë të parë pranon se përgjatë vitit 2015 lufta antikorrupsion nuk ka qenë në pritshmërin e këtij intitucioni e për këtë shkak ka riorganizuar njësin hetimore.
Por ndalur tek arsyet se pse nuk ka patur hetime për korrupsionin në një vënd si shqipëria ku perceptimi për këtë vepër penale është tejet i lartë, akuza sqaron se përgjegjësi kanë dhe institucionet e ligjit të cilat nuk kanë bërë kallëzimi në prokurori.
Por çfarë heton kjo njësi?
Tetë prokurorët e kësaj njësie do të merren vetem me hetimet e korrupsionit dhe financimit të terrorizmit, dosje në të cilat përfshihen dhe ato të sekuestrimit të pasurive që janë objekt i ligjit antimafia.
Ndryshime këtë fillim viti ka patur dhe në prokurorinë e Korcës, ku është larguar Alket Mersini për tu zëvëndësuar nga Kolë Hysenaj.
Tabela 1
Prokurorët që ikin nga krimet
Dritan Rreshka
Armand Gurakuqi
Anisa Qilimi
Enkelejda Millonaj
Prokurorët e njësis Korrupsion Terrorizëm
Gent Osmani drejtues
Eneid Nakuci
Olsi Cela
Dolorez Musabelliu
Ja njoftimi zyrtar i Prokurorisë
Ristrukturohet organika e Prokurorisë për Krime të Rënda
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka vendosur ristrukturimin e Njësisë Task-Force për Antikorrupsionin në Prokurorinë për Krime të Rënda, për shkak të përfundimit të periudhës së komandimit të katër prokurorëve të atashuar pranë saj në muajin Shtator 2015, si edhe për faktin se ngarkesa e kësaj njësie nuk ka qenë e lartë, pasi nuk ka pasur referime për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë gjatë muajve të fundit nga institucionet e ngarkuara me ligj.
Në bazë të urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm, Njësia Task-Force pranë Krimeve të Rënda do të drejtohet nga prokuror Gentian Osmani, i cili e ka drejtuar edhe më parë këtë strukturë deri në muajin Shtator të vitit 2015. Prokurorët e komanduar pranë kësaj Njësie në muajin Shtator 2015 do të rikthehen në pozicionet e tyre të mëparshme. Në vijim, Njësia Task-Force e Prokurorisë për Krime të Rënda, do të përbëhet nga prokurorët që kanë qenë më parë pranë kësaj strukture, duke iu bashkuar edhe disa prokurorë, të cilët do të zhvillojnë hetime për veprat penale me qëllime terroriste. Në total, Njësia e ristrukturuar do të përbëhet nga 8 prokurorë. Ky bashkim objektivash hetimorë suprimon njërin prej posteve të zëvendësdrejtuesit, duke i bërë nga tre që kanë qenë deri më tani, në dy zëvendëdrejtues të Prokurorisë për Krime të Rënda.
Prokurori i Përgjithshëm ka vendosur lëvizjen e drejtuesit të Prokurorisë së Korçës, Alket Mersini, me kërkesë të këtij të fundit, duke e komanduar prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës. Në vend të tij, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës është komanduar Kol Hysenaj, aktualisht Prokuror në Prokurorinë e Tiranës.
Po me kërkesë të tij, drejtuesi i Prokurorisë së Pukës, Albert Murçaj, është larguar nga ky pozicion, duke u komanduar në Prokurorinë e Shkodrës, ku do të mbajë pozicionin e zëvendësdrejtuesit. Në vendin e tij komandohet Elidian Morina (Kasa), prokurore në Prokurorinë e Pukës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com