Artan Zeneli, Shkelzen Selimi, Ardian Dvorani, Mehdi Bici dhe Evelina Qirjako si relatore e çështjes janë 5 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të cilët do të gjykojnë kolegen e tyre Majlinda Andrea të pezulluar dhe nën akuzë për veprën penale të korrupsionit pasiv.

ReportTv ka mundur të mësojë se shorti i hedhur në gjykatën e lartë ka përzgjedhur këta 5 gjyqtar të cilët do të shqyrtojnë akuzën e prokurorisë ku e përfshirë rezulton dhe gjyqtarja Andrea.

Ndërkohë po në këtë gjykatë rezulton se është depozituar kërkesa e bashkëshortit të gjyqtares Andrea, Odhise Andrea për të ndryshuar masën e sigurisë arrest me burg që rëndon ndaj tij.

Në kërkesën e tij drejtuar gjykatës Odhise Andrea kërkon heqien e arrestit me burg dhe po ashtu heqjen e masës së kërkimit policorë vendosur ndaj tij.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)